Lifestyle

E pyetën çfarë ndodh kur vd*sim, përgjigjia e Keanu Reeves ka lënë publikun botëror pa fjalë (Video)

Loading...

Kaenu Reeves është një prej aktorëve më të njohur në gjithë botën, i cili është shumë i njohur për rolin e tij në filmin e famshëm “John Wick”, ku shumë shpejt do të dali seria e tij e tretë me titull “John Wick 3- Parabellum”.

Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “The Late Show with Stephen Colbert” për të promovuar këtë film, moderatori i emisionit i ka drejtuar një pyetje të papritur aktorit 54 vjeçar, që shumë njerëz nuk i përgjigjen dot.

“Çfarë mendon se ndodh kur vdesim?”, e pyeti moderatori Keanu, ndërsa ai ka habitur publikun dhe vet gazetarin me përgjigjen e tij.

Loading...

“Di që njerëzit që na duan do ta ndjejnë shumë mungesën tonë”, ka qenë përgjigjia e aktorit të njohur, i cili i la të gjithë të shtangur dhe në shenjë respekti, prezantuesi mbeti pa fjalë e pastaj i shtrëngoi dorën atij.

Kjo video tashmë është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale dhe përgjigjia e aktorit po përgëzohet nga shumë njerëz anembanë botës.

 

The post E pyetën çfarë ndodh kur vd*sim, përgjigjia e Keanu Reeves ka lënë publikun botëror pa fjalë (Video) appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani