KOSOVA Lajme

E përdhunuara në vitin 2003 rrëfen historinë e tmerrshme – si u la në mes të rrugës

Loading...

Gazetarja e Kohës Ditore, Saranda Ramaj, ka thënë se pretendohet se rasti është zvarritur për shkak që të mos publikohet implikimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ajo thotë se PDK-ja ka investuar në sistemin e drejtësisë, dhe brenda këtij organi ka njerëz që funksionojnë në emër të Veselit dhe jo drejtësisë.

“Ne e dimë pse PDK-ja ka investuar në Prokurori. Rasti është zvarritur që të mos identifikohet Veseli jo për me qenë ai viktimë. PDK e këto qeveritë e kanë krijuar këtë sistem të pasigurt të sigurisë. Në organet e drejtësisë ka njerëz që funksionojnë në emër të Kadrisë dhe jo të drejtësisë”, ka thënë ajo.

Ndërkaq për Faton Dalladakun ajo ka thënë se ka humbur mbi dy milionë euro.

“Janë tri vepra kryesore, fajdet, detyrimi dhe mashtrimi. Dalladaku i ka humbur dy shtëpi, aksionet e spitalit, qindra mijëra euro, veturë, dhe parcela, e të gjitha kapin vlerën mbi dy milionë euro. Pretendohet se është një rrjet shumë i komplikuar. Sipas prokurorit, Dalladaku ka paguar për “Currin” 25 mijë euro kamatë mujore”, ka shtuar ajo.

“Në organet e drejtësisë ka njerëz shumë të mirë, por ata duhet të dalin në pah kur hiqen këta njerëz që i raportojnë politikanëve. Unë besoj që atëherë do të dalin shumë video të tilla”, ka thënë ajo.

The post “Lënda është zvarritur që të mos zbulohet implikimi i Veselit” appeared first on GazetaBlic.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani