Lifestyle

E padrejtë, organizatorët kanë shkelur rregulloren –

Loading...


Një tjetër këngëtar që ka shprehur hapur kritikat e tij për Festivalin e RTSH-së dhe mënyrës se si po organizohet ai është Erik Loshi. I eliminuar tashmë nga gara, që sipas tij nuk ka marrë një arsye pse ka ndodhur kjo gjë, Eriku shprehet se janë shkelur rregullat e vendosura nga drejtuesit.

Këngëtari i njohur kritikat i ka bërë nga ekrani i RTSH, ku ka qenë i ftuar në emisionin “Semafor”.

Lloshi tha se eliminimi i tij është i padrejtë, pasi në garë ka dhe kompozitor që janë të huaj dhe kjo gjë sipas këngëtarin nuk lejohet.

BISEDA:

Erik Loshi: Këtu e kanë humbur fillin në çdo lloj kënge, dhe në botë ka këngë në stilin e vet, por këtu e bastardojnë fare.

Gazetarja: Nga se nisesh që e ke këtë revoltë, se dukesh që të kanë prekur pak?

Erik Lloshi: Nuk është revoltë, mua nuk më prekin fare. Nuk kanë çfarë të më bëjnë, nuk afrohen dot në punë time. Këtu nuk ka censurim.

Gazetarja: Nuk ka një ndarje…

Erik Lloshi: Ka një problem se ata që mendojnë se bëjnë një censurim, e kanë gabim. Ka paasur raste që na kanë eliminuar dhe ne.

Gazetarja: Ku të kanë eliminuar ty, me thuaj një rast?

Erik Lloshi: Me aq sa di unë në Festivalin e RTSH-së unë nuk jam.

Loading...

Gazetarja: Për festivalin që po zhvillohet tani.

Erik Loshi: Isha me tekst muzikë nga vet unë dhe me sa di ka kompozitor të huaj, gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë.

Ka kompozitor që nuk kanë kombësi shqiptare dhe unë do ta them kudo këtë se kjo është e padrejtë për mua.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani