Aktualitet

E mitura e përdhunuar për 3 vjet nga mësuesi, CRCA: Shteti dhe drejtësia janë dorëzuar para pedofilëve

Loading...

Ende pa kaluar tmerri i një babai monstër që abuzonte seksualisht me vajzën e tij, një tjetër rast abuzimi me të mitur trondit shoqërinë shqiptare. Bëhet fjalë për përdhunimin e një të miture nga mësuesi i saj, rast ky i raportuar në Qendrën Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur në një qytet në jug të Shqipërisë ku mësuesi ka përdhunuar për 3 vite rresht nxënësen e tij. Por jo vetëm kaq, ai është dënuar nga gjykata thjesht me detyrim paraqitje ndërsa fëmijës, sipas Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve-CRCA/ECPAT nuk i është dhënë asnjë lloj ndihme psikologjike nga shërbimet sociale. Lidhur me rastin por edhe mbi mungesën e reagimit të duhur institucional, Qendra për të Drejtat e Fëmijëve-CRCA/ECPAT ka bërë një deklaratë të gjatë ku akuzon shtetin shqiptar dhe sistemin e drejtësisë se është dorëzuar para pedofilëve dhe kriminelëve seksualë.

“Dështimi i plotë i sistemit të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, në nivel qendror dhe lokal, si dhe i atij të drejtësisë, lë pa mbrojtje fëmijët që më së shumti kanë nevojë për ndihmën e shtetit dhe bashkive! Qendra për të Drejtat e Fëmijëve-CRCA/ECPAT Shqipëri, nëpërmjet kësaj deklarate publike kërkon të bëjë me dije jo vetëm opinionit publik, por edhe instancave ligjzbatuese se është e pafalshme, e patolerueshme dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës që një pedofil të lihet dhe në të njëjtën kohë të mos merret as edhe një masë për mbrojtjen e një vajze 11-vjeçare që i ka mbijetuar dhunës dhe ngacmimeve seksuale të mësuesit të saj”.

Sipas kësaj organizate rasti më i fundit tregon se mësuesi e ka patur fare të lehtë që të dhunojë dhe abuzojë për 3 vite me nxënësen. Por jo vetëm kaq, edhe pse dhuna seksuale ndaj fëmijëve paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore, mësuesi vetëm është pezulluar nga puna dhe Gjykata e Gjirokastrës i ka dhënë atij masën e sigurisë me detyrim për paraqitje, duke i lejuar që të abuzojë seksualisht edhe me fëmijë të tjerë.

Dokumenti

“Për më tepër, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër nuk është ankimuar as nga Prokuroria e këtij Rrethi, duke u bërë palë me një vendim që ka vendosur sigurinë, të drejtat dhe jetën e vajzës në rrezik. Në të njëjtën kohë nga komunikimet që ne kemi patur nuk duket që sistemi i mbrojtjes së fëmijëve të ketë funksionuar  dhe vajza është lënë pa asnjë shërbim psiko-social për mbi një vit, që prej raportimit të çështjes! Ky është një dështim spektakolar dhe i patolerueshëm i të gjithë sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror, ashtu edhe atij të drejtësisë, duke lënë prej kohësh në një situatë të mjerë një vajzë të abuzuar seksualisht që pret që shteti i saj ta mbrojë nga krimi dhe grabitqarët seksualë”

Në deklaratën e saj CRCA/ECPAT Shqipëri thotë se do të kërkojë hetimin e menjëhershëm të Gjykatësit që ka dhënë masën e sigurisë dhe Prokurorit përkatës pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkohë organizata bashkë me Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë-ALO 116 111 për të ofruar mbështetjen e menjëhershme psikologjike për vajzën si dhe për familjen e saj.

“Është e patolerueshme që institucionet publike të bëhen palë me grabitqarët seksuale! Kuvendi i Shqipërisë, Qeveria Shqiptare dhe Bashkitë e kanë për detyrë që të mbrojnë çdo fëmijë nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi.

BOLL MË ME FJALË!

Marrë nga Bitchmagazine

(k.m/dosja.al)

The post E mitura e përdhunuar për 3 vjet nga mësuesi, CRCA: Shteti dhe drejtësia janë dorëzuar para pedofilëve appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani