E kryqëzuan se ka bërë fotoshop, Lori Hoxha u kthen përgjigjen epike ndjekësve

Lori Hoxha është një nga personazhet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, e cila është shumë aktive në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi, një foto që Lori ka hedhur në Instagram është bërë objekt akuzash, pasi ndjekësit i kanë thënë se ajo ka bërë fotoshop në bel.

“Zot na ruajt mendt e kokës! Janë bo robt si kukulla plastike!”, i shkruan një ndjekës, ndërsa një tjetër i thotë: “Qyqaa ku e ke belin moj çupë?? Mos e hollo kaq shumë kur rregullon fotot.”

Por pak më parë, Lori u ka kthyer përgjigje akuzave. Ajo ka publikuar në Instastory komentin e një fansi që shkruan: “E ka bërë belin e hollë sa buzët e Lori Hoxhës në 2012”, dhe përbri saj ka shkruar: “Përfundimisht kam ndjekësit më shakator”.

The post E kryqëzuan se ka bërë fotoshop, Lori Hoxha u kthen përgjigjen epike ndjekësve appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi