Sport

E konfirmuar: Gasperini do të udhëheqë Alalantan në Ligën e Kampionëve

Loading...

Presidenti i Atalantas, Antonio Percassi ka zbuluar se Gian Piero Gasperini do ta udhëheqë klubin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Gasperini ka shkruar historinë sonte – pasi ai u bë trajneri i parë i Atalantas që e kualifikoi skuadrën në Ligën e Kampionëve, për shkak të fitores 3-1 kundër Sassuolo, përcjell GazetaBlic.

61-vjeçari ka qenë i lidhur me kalimin tek Roma dhe Milan, por Percassi e bëri të qartë se trajneri nuk do të largohet.


“Ishte një sezon i jashtëzakonshëm, ne gjithashtu luajtëm shumë mirë”, tha ai për Sky Sport Italia.

“Përqafimi im i parë ishte për Gasperini. Është tashmë një shenjë se ai do të jetë këtu edhe sezonin e ardhshëm”, përfundoi Pecrassi.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani