Aktualitet

E dehur në timon, flet 30 vjeçarja italiane që vrau dy të rinjtë shqiptarë: S’më intereson çdo më ndodhë

Loading...

ITALI– Mbrëmjen e 30 qershorit, italiania Irina Vetere do t’i merrte jetën në një aksident automobilistik dy të rinjve shqiptarë.

Teksa po ngiste makinën në gjendje të dehur, 30 vjeçarja përplasi për vdekje dy 20 vjeçarët Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja.

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga vdekja e të rinjve, Vetere ka folur për herë të parë nga burgu i grave në Modena, atje dhe ku ndodhet prej disa ditësh tashmë.

“Jam shumë pranë familjeve të dy të rinjve, nuk më intereson fare se çfarë do të më ndodhë mua. Ajo që do të më ndodhë do të jetë e drejtë,”- ka thënë ajo mes lotëve.

Aksidenti tragjik në Itali u ka marrë jetën dy të rinjve shqiptarë, të cilët kishin dalë nga një lokal nate kur janë përplasur për vdekje. Dy shqiptarët janë përplasur për vdekje para diskotekës “Village”, në Piacenza të Italisë.

Marrë nga Il piacenza.it

(k.m/dosja.al)

The post E dehur në timon, flet 30 vjeçarja italiane që vrau dy të rinjtë shqiptarë: S’më intereson çdo më ndodhë appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani