Aktualitet

E akuzuan se u ka marrë lekët dhe pronat, reagon ish-drejtori i ALUIZNI-t në Vlorë: Si është e vërteta

Loading...

VLORË- Pas lajmit të publikuar mbrëmjen e djeshme nga Dosja.al, lidhur me një çift bashkëshortësh të cilët protestonin kundër gjykatësit Laurent Fuçia dhe ish-drejtorit të ALUIZNI-t në Vlorë, Egon Velaj, (Lexo këtu) ka reaguar edhe ky i fundit.

Me anë të një mesazhi në adresë të Dosja.al, Egon Velaj shprehet se ndërtimi është pezulluar me vendim gjykate, pas denoncimit të tij dhe disa banorëve të tjerë, për shkak se bllokoheshin dritaret e apartamenteve të tyre, dhe çështja nuk është siç pretendon Astrit dhe Marsela Çaçi. 

Mesazhi i Egon Velajt:

Pershendetje Dosja.al
Une jam Egon Velaj nga Vlora. Duke pare qe keni publikuar nje denoncim te nje qytetare te quajtur Marsela Çaçi po ju sqaroj dhe une se si eshte problemi me kete qytetare.

Familja ime eshte banore ne pallatin 1098 qe nga viti 1974 dhe prej viti 1991 personi qe ka bere denoncimin Marsela Çaçi bashke me bashkeshortin e saj Astrit Çaçi mbajne te rethuar ne menyre te paligjshme me gardh dhe me mur 75% te pallatit nr 1098 ku ne banojme. Ne kete territor te zaptuar Astrit dhe Marsela Çaçi kane ngritur nue ofiçine mekanike, nje repart rrobaqepesie dhe nje banese. Prej 28 vitesh nuk kemi qetesi sepse dite nate dhe pa orar rreh çekani, punon guri fresibel dhe digjet vajra dhe gazra nga makinat qe vijne per riparime ne ofiçinen e shtetasit Astrit Çaçi. Pallati eshte totalisht i rethuar. Nuk mund ta futet as ambulanca dhe as zjarrefiksja si dhe permbytet totalisht sa here bie shi sepse keta shtetas kane bllokuar cdo gje. Shkurt pallati 1098 ne Vlore eshte ne nje shteterrethim te vertete. Ofiçinin e ngritur jo ke shume se 1.5 meter nga banesat tona, shtetasi Astrit Çaçi e legalizon ne menyre te jashte ligjshme ne vitin 2011. Ne vitin 2018 ky shtetas pajiset me nje leje ndertimi per shtese kati ne lartesi duke bllokuar keshtu 3 nga dy dritaret e çdo apartamenti te pallatit 5 kate. Une dhe banore te tjere e kemi cuar ceshtjwn ne gjykate per anullimin e kesaj leje ndertimi me arsyen se na cenonte banesat tona. Gjykata ka marre nje mase sigurimi per ndalimin e punimeve deri ne perfundim te hetimit gjyqesor me arsyetimin se kishte cenim te interesavete personave te trete. Shtetasja Marsela Çaçi bashke me burrin e saj Astrit Çaçi prej atij momenti ofendon dhe shantazhon cdo banore te pallatit me menyra nga me te ndryshmet dhe me vulgaret. Ju sqaroj se kjo qytetare bashke me bashkeshortin e saj eshte bere problem serioz dhe pengese ne jetesen e banoreve te pallatit 1098 ne Vlore. Per sa i perket periudhes kur une kam punuar ne administrate shteterore kjo shtetase eshte e lire te beje kallezim penal ne Prokurori. Gjyqi qe eshte zhvilluar sot nuk ka lidhje fare me konfliktin gjyqesor qe ne si banore kemi me zaptuesit e pa ligjshem te hapsirave publike sic jane Astrit dhe Marsela Çaçi.

Faleminderit.

Bashkelidhur po ju dergoj fotot e ndertimit qe Astrit dhe Marsela Çaçi duan te ndertojne ngjitur me banesat e banoreve”.

Më tej ai shkruan: “Per sa i perket ndertime te tjera te jashteligjshme qe keta zaptues kane ngritur po ju dergoj nje vendim te INUV Vlore ne te cilin eshte vendosur prishja e tyre por qe nuk eshte zbatuar ende. Kjo eshte e verteta e ketij denoncimi te rreme nga zaptuesit Marsela dhe Astrit Çaçi ne dem te personit tim. Ju falenderoj”.

Vendim i INUV Vlorë

Kujtojmë se një ditë më parëqytetarë të ndryshëm kanë zhvilluar një protestë ditëne sotme në Vlorë kundër gjykatësit Laurent Fuçia dhe ish drejtorit të ALUIZN-it Vlorë, Egon Velaj.

Ata akuzojnë Fuçian dhe Velajn për kurrupsion dhe për legalizime të paligjshme.

(B.B/ Dosja.al)

The post E akuzuan se u ka marrë lekët dhe pronat, reagon ish-drejtori i ALUIZNI-t në Vlorë: Si është e vërteta appeared first on .

Marre nga

Loading...