Sport

Dybala vendos për të ardhmen – “Nuk largohem”

Loading...

Gjatë një ngjarjeje në dyqanin Adidas në Milano, Bentancur dhe Dybala u takuan me tifozët e Juventusit për të nënshkruar autografe dhe për të marrë fotografi.

Megjithatë – ky i fundit foli edhe për ‘Sky Italia’ për të ardhmen e tij me klubin, duke deklaruar se ai dëshiron të qëndrojë, përcjell GazetaBlic.

“Deklaratat e vëllait tim? Ai foli për veten, kam biseduar me klubin dhe Fabio Paratici dhe ata e dinë se çfarë mendoj.


“Unë dua të rri përsëri në Juventus vitin e ardhshëm – dua të vazhdoj të luaj këtu. Është e qartë se Juventusi duhet t’i bëjë zgjedhjet e veta, duke u bazuar gjithashtu në menaxherin e ri që do të arrijë. Megjithatë – dua të rri këtu.

“Trajnerin e ri, madje as klubi nuk e di ende, shpresojmë se do të jetë një i fortë, kështu që ne mund të fitojmë gjithçka”, Allegrin, të gjithë ne e falënderojmë për atë që bëri, ai ishte i vetmi trajner që unë kisha këtu dhe i uroj atij të gjitha të mirat.

Po luan me Ronaldon? Është një përvojë e mrekullueshme, kam kënaqësinë të luaj me dy fenomenet më të rëndësishme në historinë e futbollit”, tha mes tjerash Dybala.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani