Aktualitet

“Dy të kërkuar nga Interpoli për vrasje dhunojnë policët”, Berisha: Si po fshihen 3 krime

Loading...

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e disa qytetarëve, të cilët kanë denoncuar disa ngjarje kriminale, por që sipas tyre po fshihen nga policia.

Sipas njërit prej qytetarëve, më datë 6 maj në orët e para të mëngjesit në Shkodër i është djegur makina një drejtoreshe shkolle, që i ishte grabitur më parë. Ai ngre dyshime se makina mund të jetë përdorur për ndonjë krim tjetër.

Në mesazhin e dytë, një tjetër qytetar denoncon dhunimin në Peqnin të dy efektivëve të Policisë Rrugore të Elbasanit. Sipas tij, dy efektivët janë dhunuar nga dy persona të shpallur në kërkim nga Interpol për vrasje në Itali.

Ndërsa në mesazhin e tretë, denoncohet vjedhja e banokomatit të një banke të banke të nivelit të dytë në Peshkopi, por që sërish është fshehur nga policia.

Postimi i plotë:

Fshehja e krimeve, tipar i Narkopolicise se Vasal Kimikut dhe Edvin Mashtrimit!

Miq, cdo dite qytetaret denoncojne narkopolicine per fshehje te krimeve.
Shkaku kryesor i ketij qendrimi kriminal eshte sepse narkos me uniforme jane autore te tyre ose krimet jane kryer nga bandat e partise.

Loading...

Lexoni dy denoncime nga qytetare dixhital!

Denoncohen rrahje e policeve rrugore, vjedhje makine, bankomati. sb

Pershendetje zoti Berisha, vetem ju jeni zeri i se vertetes. Te henen date 6/5/19 ne oret e para te mengjesit ne Shkoder nje drejtoreshe shkolle i eshte grabitur e djegur me dashje ne periferi vetura dhe ne menyre te cuditshme policia e ka fshehur ngjarjen a thua se po bashkepunon me krimin duke mos e shenuar as ne raportin ditor te ngjarjeve e as ne media. Nji zot e di se cfare krimi mund te jete kryer me ate mjet e narkoshteti ne Shkoder mbulon e nuk zbulon. Anonim .

Prsh Doktorr ka ndodhur nje ngjarje e rende , ne qytetin e peqinit ku jan rrahur barbarisht 2 police rrugore te elbasanit, ngjarja mbahet e fshehte nga policia elbasanit dhe peqinit. te dy personat qe kan rrahur policet jan ne kerkim nga interpoli per vrasje ne itali

përshëndetje. vidhet në qutetin e peshkopisë bankomati i Raifaisen bank dhe policia e mban të fshehur. kjo ka ndodhur me datë 14 .5.2019.

(B.B/ Dosja.al)

The post “Dy të kërkuar nga Interpoli për vrasje dhunojnë policët”, Berisha: Si po fshihen 3 krime appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani