Aktualitet Lajme

“Dy foto dhe ndonjë këshillë për Edvinin”, Berisha i drejtohet publikisht Ramës, çfarë i thotë

Loading...

Ish kryeministri Sali Berisha i është drejtuar publikisht kryeministrit Edi Rama, duke publikuar dy foto, njëra ku shfaqen protestuesit në Bulevard dhe tjetra tek shkallët e Kryeministrisë.

Berisha i thotë Ramës me këto foto se pushteti nuk mbahet me viza, gaz dhe monologje bosh, duke i kërkuar të largohet sa më parë.

“Dy foto dhe ndonjë këshillë për Edvinin! Edvin nuk mbahet pushteti me viza, gaz, helm, horra, strehime në bunker dhe monologje boshe!
Hiqi vizat, kthjellohu për një moment. Shiko vetëm këto dy foto që po ti postoj për të të ndihmuar sadopak! Nuk shpëtohet lëkura duke braktisur zyrën dhe fshehur në vend strehimet e Enverit! Mbathja një minutë e më parë. Rama ik!”, shkruan Berisha.

The post “Dy foto dhe ndonjë këshillë për Edvinin”, Berisha i drejtohet publikisht Ramës, çfarë i thotë appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...