Lajme

“Dy ambasadorë ndryshe‎”, Bylykbashi bën krahasimin për OSBE-në –

Loading...


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka krahasuar dy ambasadorët e BE-së në Tiranë, në vitin 2004 dhe në vitin 2019.

Bylykbashi thotë se kemi dy ambasadorë ndryshe, duke thumbuar Bernd Borchardt, për deklaratat e një nate më pare ku OSBE hodhi akuza ndaj opozitës.

Postimi i Oerd Bylykbashi:

Dy ambasadore ndryshe‎. Ne 2004, ne nje nga protestat “Nano Ik”‎, policia provokoi protestuesit duke qelluar ne ajer me arme. Protestuesit e irrituar me pas sulmuan porten e Kryeministrise.

Pati nga keto deklaratat standarte qe denuan protestuesit. Por nje deklarate beri diference. Ambasadori finlandez i OSBE ne Tirane Osmo Liponnen denoi provokimet e policise ndaj protestueve. ‎

Me heret, ne 2002, ambasadori gjerman i OSBE ne Tirane, Geert Ahrens punoi qe reforma zgjedhore te behej konsensuale me opoziten dhe punoi per marreveshjen e madhe politike te 5 prill 2002 Nano-Berisha qe coi ne presidentin konsensual dhe reformen zgjedhore konsensuale.

Ai e kuptoi qe edhe pse PS kishte votat per te miratuar e vetme Kodin Zgjedhor, ato vota i kishte te vjedhura ne zgjedhjet e 2001 dhe nuk mund ta miratonte Kodin me mazhorance te vjedhur.‎

15 vite pas deklarates se Lipponen dhe 17 vite pas perpjekjeve per konsensus te Ahrens, protestuesit dhunohen dhe helmohen barbarisht nga policia pse kerkojne zgjedhje te lira e te ndershme.‎

Keta dy ambasadore do mbahen mend per gjurmen qe lane duke kryer misionin qe u ishte besuar.

Marre nga TPZ.al

Loading...