Lajme

Durrës, DPD bëhet pjesë e projektit të rëndësishëm ndërkombëtar

Loading...

Drejtoria e Përgjithshme Detare, që qendrën e saj e ka në Durrës, njofton se është bërë pjesë e një projekti ndërkombëtar që ka për qëllim forcimin dhe stabilizimin e sigurisë në vendet e rajonit të Mesdheut dhe Detit të zi.

“Drejtoria e Përgjithshme Detare është bërë pjesë e projektit “Mediterranean practitoners’ Network & Capacity building for effective response to emerging security challenges”. Ky projekt ka si qëllim forcimin dhe stabilizimin e sigurisë në vendet e rajonit të Mesdheut dhe Detit të Zi, duke përdorur kërkimin dhe inovacionin si një katalizator për të nxitur bashkëpunimin midis praktikuesve nga disiplina dhe vende të ndryshme.

Për më shumë informacion ju ftojmë të ndiqni https://www.medea-project.eu/”,njofton DPD.

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani