Lajme

Durrës, delegacioni i Ambasadës së Norvegjisë viziton Portin e Durrësit

Loading...

Zbatimi i projektit “Zhvillimi i sektorit detar: Industria detare, një sektor i ri në rritje në Shqipëri”, i cili supervizohet nga Programi për Zhvillimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka sjellë në Portin e Durrësit një delegacion nga Ambasada e Mbretësisë së Norvegjisë në Prishtinë, e cila kryen edhe misionin e përfaqësisë diplomatike të vendit nordik në Tiranë, i kryesuar nga ambasadori Per Strand Sjaastad.

Projekti “Zhvillimi i sektorit detar” financohet nga qeveria e Norvegjisë me fondin prej 1,4 milionë euro.

Zëvendësdrejtorja e Portit të Durrësit, Sonila Toska, priti delegacionin e kryesuar nga ambasadori norvegjez Per Strand Sjaastad dhe e njohu atë me të gjitha projektet dhe programet në zbatim për rritjen e kapaciteteve të portit. Vend të rëndësishëm zuri edhe prezantimi i projektit për thellimin e kanalit hyrës dhe basenit të portit, i cili do të mundësojë akomodimin në të ardhmen edhe të anijeve të mëdha tregtare.

Sa i përket projektit “Zhvillimi i sektorit detar”, objektivat kryesore të tij janë fuqizimi i kuadrit rregullator detar në përputhje me praktikën ndërkombëtare detare dhe kriteret legjislative të Bashkimit Evropian, fuqizimi i kapacitetit institucional për të harmonizuar standardet dhe rregulloret përmes programeve të trajnimit dhe të shkëmbimit, si edhe rritja e përpjekjeve të qeverisë për të promovuar krijimin e grupimeve detare dhe koordinimin ndërmjet tyre.

Norvegjia mbështet gjithashtu financiarisht edhe një tjetër projekt me përfitues Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, fokusi i të cilit janë kualifikimi profesional dhe programet e studimit në lidhje me transportin detar.

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani