Lifestyle

Duke e përqafuar, këngëtarja shqiptare takon Princin Harry: “Ishte shumë modest”

Loading...

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka qenë e ftuar në një koncert në Britaninë e Madhe që është organizuar nga Princi Harry.

Duka i Sussex e kishte organizuar koncertin për bamirësi dhe Rita ishte e ftuara e nderit, e cila ka shkuar së bashku me të ëmën në këtë koncert.

Ka qenë Vera Ora, e cila ka publikuar disa foto ku shihet Rita duke përqafuar Harryn në një moment dhe ka dedikuar disa fjalë për Princin.

“Ai ishte aq modest në koncertin e tij sa që tha: Nuk do të harxhoj shumë nga koha juaj. E kuptoj që jeni këtu për të parë Ritën dhe jo mua, sidomos ju në fillim”, ka shkruar Vera.

The post Duke e përqafuar, këngëtarja shqiptare takon Princin Harry: “Ishte shumë modest” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani