Lajme

Duhet të pyes familjen –

Loading...


Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 është rikthyer 40-vjeçarja nga Korça nënë e një vajze 6-vjeçare e cila dy ditë më parë rrëfeu se dy vite më parë është divorcuar nga bashkëshorti.

Gruaja kërkoi pensionin ushqimor për vajzën pasi ish-bashkëshorti prej dy vitesh sipas saj e ka lënë në harresë të bijën. 40-vjeçarja rrëfeu se martesa kishte qenë e vështirë. Sipas saj familja e ish-bashkëshortit ka ndikuar tek ky fundit dhe se ajo është kërcënuar me jetë nga prindërit e tij.

Në një lidhje telefonike ish-bashkëshorti e akuzoi gruan duke thënë se sipas tij ajo nuk ka qenë e sinqertë. Sot gruaja u rikthye në studio duke kërkuar përballje me ish-bashkëshortin. Ajo i ka kërkuar prokurën që ta lejojë atë të marrë vajzën në Itali, ku 40-vjeçarja ka gjetur mundësi punësimi.

“Vajza ime nuk e njeh babain. Unë dua pensionin për vajzën jo për vete. Hap llogarinë në bankë në emër të vajzës dhe t’i marrë ajo”, tha gruaja.

Por në një lidhje telefonike, babai i vajzës tha se divorci është bërë pa dijeninë e tij dhe ndaj nuk është i gatshëm t’i përgjigjet. Ai ka treguar edhe problemet që çuan në këtë ndarje.

“Para se të jem i gatshëm t’i japë prokurë kësaj zonje, dua të di si e mori ndarjen vetëm në gjykatë, ta marrë dhe prokurën. Jam vënë në dijeni për gjyqin pas 1 viti e gjysmë. Le të vazhdojë jetën e saj sipas dëshirës së saj.

Ndodhi diçka krizë ekonomike mes familjes sime. Ajo zonjë dëshiroi të largohej nga jeta ime ama nuk gjente dot mundësinë. Gjeti shkakun, arsyen dhe u largua.

Kriza ekonomike. Kur u ktheva i detyruar nga Greqia, largohem në emigracion, në Maqedoni por menjëherë nisën problemet mes nesh”, tha babai i vajzës.

Loading...

I pyetur se përse nuk e takon vajzën, ai fajësoi ish-bashkëshorten e tij.

“Pas një viti që e marr vesh që jam i divorcuar e kam kërkuar vajzën por vajza kishte ikur. E kam kërkuar për një vit më thoshte jo jam këtej, jo në Itali”, tha ai.

Por ish-bashkëshortja i ka drejtuar disa pyetje ‘live’ duke e akuzuar se i ka lënë pa bukë.

“Ku ishe ti kur unë kërkoja të ikja në Itali për një jetë më të mirë për vajzën. Ku ishe kur unë isha pa bukë. Çfarë t’i them vajzës, që nuk të njeh”, tha ajo.

Pyetjes se nëse është e gatshme ta lejojë të atin të takojë vajzën, gruaja tha por, por duke kërkuar së pari një takim me të.

“Takimin e parë do e kesh me mua, të dytin me vajzën”, tha ajo.

Por babai i vajzës nuk ka qenë i gatshëm të pranojë menjëherë për të takuar vajzën. Ai tha se duhet të komunikojë me familjen e tij dhe të mendohet.

“Duhet të flas me familjen time, prindërit”, tha ai./ BW

Marre nga TPZ.al

Loading...
SuperDyqani