Lifestyle

“Duan t’i japin vetes rëndësi që se kanë”, moderatorja shqiptare flet për personazhet e showbiz-it

Loading...

Së fundmi, e ftuar në emisionin “Ditë e Re” ka qenë moderatorja Ester Bylyku, e cila ka folur për problemet që ka me disa VIP-a.

Ester është pyetur nga Kelvi se kush janë personazhet e showbiz-it që ajo nuk i ka simpati dhe ajo ka thënë se janë disa.

“Janë disa emra në fakt. Programi është edhe i ri dhe ka njerëz që thonë dua të shoh pak atë puntatën në Youtube pastaj vij. Domethënë nuk e kanë atë besimin 100 përqind. Ka dhe njerëz që përpiqen maksimalisht të tregojnë një rëndësi që nuk e kanë dhe i shkaktojnë vonesën që nuk duhet t’i shkaktojnë programit”, ka thënë ajo, ndërsa ka shtuar më tej:

Loading...

“Për shembull e them gjithmonë që të ftuarit janë të ndarë. Të ftuarit e rëndësishëm  dhe pjesa mbushëse dhe problem është se të ftuarit e rëndësishëm ata më të thjeshtët që vijnë, kjo pjesa mbushëse që jemi kshu obobo kemi hall po i fusim, këto të hapin problemin”. Sa i përket termit dorë e dytë që ajo ka përdorur, Ester ka thënë se personazhet e tillë janë ata që duan t’i japin vetes një rëndësi që nuk e kanë.

The post “Duan t’i japin vetes rëndësi që se kanë”, moderatorja shqiptare flet për personazhet e showbiz-it appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani