Sport

Drejtuesit e Chelseat dhe Juventusit do të takohen për çështjen “Higuain”

Loading...

Chelsea dhe Juventus, respektivisht drejtuesit e këtyre dy skuadrave do të takohen mes vete.

Temë e diskutimit do të jetë çështja “Higuain”, të cilës edhe më tutje nuk po i dihet fundi, shkruan GazetaBlic.

Argjentinasi është i huazuar për gjashtë muaj te skuadra londineze, por pa specifikuar nëse është me mundësi blerjeje apo jo, pasi kujtojmë se në Janar, përfaqësuesi ameriko-latin kaloi nga San Siro në Stamford Bridge.


Vështirë të besohet se “Zonja e Vjetër” do ta rikthejë, megjithatë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditëve në vazhdim.

Kujtojmë se këto ditë pritet të jenë goxha të “nxehta” për klubin bardhë e zi, pasi do të mësohet edhe e ardhmja e Allegrit.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani