Aktualitet

Drejtuesi i Prokurorisë së Pogradecit konfirmohet në detyrë –

Loading...

Komisioni i  Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Sotir Kllapi.

Prokurori i kaloi filtrat e pasurisë dhe pastërtisë së figurës gjatë seancës dëgjimore përballë KPK.

Trupa gjykuese ishte e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Sotir Kllapi në vitin 2009 ka qenë prokuror në Prokurorinë Tiranës, ndërsa më tej ka lëvizur në Prokurorinë e Fierit dhe më pas në atë të Durrësit. Ndërsa që prej vitit 2014 ai është prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Pogradec./tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...