Drejtori i Milanit: Jemi shumë të mërzitur

Milan ka humbur përsëri shansin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, duke lënë tifozët të zemëruar me dështimin e ekipit.

Milani, rreth një ose dy muaj më parë, dukej si konkurrentë i vërtetë për një vend në garën më të madhe Evropës, por një formë e dobët dhe një fat i keq, sonte, i ka dërguar në shtëpi duarbosh – përcjell GazetaBlic.

Duke folur për CalcioMercato.com, presidenti i Milanit Ivan Gazidis pasqyroi zhgënjimin:


“Megjithë fitoren e kësaj mbrëmjeje, ne jemi mjaft të zhgënjyer që nuk kemi arritur të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve. Megjithatë, ekipi luftoi fort deri në fund, dhe dua të falënderoj të gjithë për përpjekjet e tyre, duke tejkaluar vështirësitë e përfaqësuara nga dëmtimet e ndryshme dhe disa pengesa. Ne përfunduam sezonin me pikët tona më të larta që nga 2012/13.”

“Vitin e ardhshëm do të marrim pjesë në Europa League për të dytin vit radhazi. Kam besim se ekipi do të vazhdojë të rritet dhe të arrijë suksese”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

Burimi