Aktualitet Lajme

“Doni Vetting-un në polici? Rrëzoni dekretin e Presidentit Meta”, çfarë tha ministri Lleshaj

Loading...

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot në Kuvend mbi ligjin e vetting-ut në polici, që u kthye në Kuvend me dekret të Presidentit Ilir Meta, duke thënë se me të është harxhuar shumë kohë.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të rrëzojnë dekretin e Presidentit nëse e duan vettingun në forcat policore.

“Është harxhuar kohë presidenciale për tu marrë me këtë temë, tani parlamentare, për një temë që nuk ekziston. Ligji nuk ndryshon në substancë, ndryshime të natyrës kozmetike që nuk prekin ligjin e vjetër. Ai parashikonte që ligji të kryehej për të gjithë punonjësit e policisë, dhe një komision të jashtëm, që do të kryente vlerësimin, edhe në ligjin e ri, është ky komision. Në fazën e dytë e të tretë të angazhohen punonjës që janë varësi të SHCBA, asnjë ndryshim nuk ka ligji i ri me të vjetrin.

Është përmendur merak se me ligjin e ri humbet pavarësia e organeve që do të bëjnë vettingun në policinë e shtetit. Edhe për merakun tjetër që hyn SHCBA në lojë, ka qenë e future edhe me ligjin e parë, që nuk caktonte sa pjesëtarë ishin nga SHCBA etj. Pse duhet rrëzuar ky argument, sepse në të kundërt rrëzojmë vettingun. Vettingu duhet të mbyllet në mars 2020, ndërsa ende nuk ka filluar dosja e parë. A mund të bëjë kush aritmetikë minimale për të thënë se mund të mbyllet vetting.

Kushdo që është në favor të vettingut duhet të jetë në favor të rrëzimit të dekretit. Duhet të rrimë në process vetting pa fund. Verifikimi i integritetit të cdo punonjësi do të jetë një process që nuk mbaron kurrë. Është krijuar SHCBA që ka për detyrë të realizojë vettingun sot e mot.
Cdo hyrje e re duhet të kalojë në vetting, por nuk është certifikatë e përjetshme, gjatë rrugës janë infektuar e kurrptuar.

Vettingun do ishte mirë ta kryente SHCBA. Ka nevojë të rregullojmë SHCBA, jo të krijojmë struktura ekstra. Edhe të jashtmit, kush i garanton që kanë certifikatë ndershmërie. Ju ftoj ta rrëzoni dekretin e presidentit nëse jeni për Vetting-un”, tha Lleshaj.

 

The post “Doni Vetting-un në polici? Rrëzoni dekretin e Presidentit Meta”, çfarë tha ministri Lleshaj appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...