Lifestyle

Doli të qëllonte njerëzit me thikë, u ndalua nga kalimtarët

Loading...

Kalimtarë të rastit kanë arritur të ndërhyjnë e të ndalojnë një person tepër të rrezikshëm me mjete rrethanore.

I dyshuari doli nëpër rrugët e Sidnejt dhe goditi një grua me thikë duke bërtitur “Allahu Akbar”.

Kalimtarë të rastit u panë t’i afrohen duke u mbrojtur me karrige. Personi vazhdonte të bërtiste “Allahu Akbar” e të kërkonte ta qëllonin e ta vrisnin aty.

I dyshuari u arrestua nga policia, ndërkohë që një tjetër grua u gjet e vrarë në një apartament aty pranë.

Policia tha se i dyshuari njihej për probleme mendore, si dhe kishte ideologji të lidhura me sulmet terroriste, por nuk kishte lidhje me ndonjë organizatë.

Loading...