Aktualitet

DOKUMENTET/ Ndërtesa te ‘Arena’ u ngrit me lejen e Ramës, u prish për t’u kthyer në parkim privat

Loading...

TIRANE- Kryebashkiaku Erion Veliaj e quajti “cibanin e Lulit”, por ndërtesa e cila u shemb sot tek ‘Arena Kombëtare’, është ndërtuar me lejen e firmosur nga kryeministri Edi Rama në vitin 2002.

Dosja.al ka siguruar lejen e firmosur nga kryeministri Edi Rama, asokohe kryetar Bashkie.  Në vitin 2011, Policia Bashkiake e Lulzim Bashës ka pezulluar punimet dhe çështja ka kaluar në gjykatë.  Policia Bashkiake ka pezulluar ndërtimet. Gjykata ka vendosur që të riniset ndërtimi.

Loading...

Ditën e sotme, Bashkia Tiranë dhe IKMT kanë shembur godinën tek Arena Kombëtare, stadium që po shkon drejtë përfundimit. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, tha se kjo ndërtesë biznesi i ka marrë “frymën”, Arenës.

Ndërkohë që pas shembjes së kësaj godine, Dosja.al ka mësuar se në këtë hapësirë është planifikuar të jetë parkim privat, që do t’u shërbejë të gjithë tifozëve që do të zgjedhin të shohin ndeshjet nga “Arena Kombëtare”. 

(F.g/dosja.al)

The post DOKUMENTET/ Ndërtesa te ‘Arena’ u ngrit me lejen e Ramës, u prish për t’u kthyer në parkim privat appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani