Aktualitet Lajme

“Do kishim preferuar të kishim përballë kundërshtar”, Bushati flet për zgjedhjet lokale

Loading...

Nga Shkodra ku ka qenë për prezantimin e kandidatin të PS për këtë bashki, Valdrin Pjetrit, deputeti i PS, Ditmir Bushati, ka folur për situatën politike në vend.

Ish ministri Bushati ka thënë se nuk është zgjedhje e mazhorancës vendimi i opozitës, pasi ata do kishin dashur që përballë të kishin kundërshtar.

 “Lidhur me këtë që po bën opozita kjo nuk është zgjedhja jonë. Do kishim preferuar që përballë të kishim kundërshtar, procesi deri më tani ka qenë i hapur. Ne jemi përgatitur me takimet që kemi bërë dhe mendoj që kur vjen puna për Shkodrën kemi shume se çfarë të propozojmë dhe aq më tepër duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet bashkia Shkodër. Nga ana tjetër nuk do të reshtim dhe do t’i bëjmë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor që të mbështesin Valdrinin dhe ekipin tonë të Partisë socialiste”, deklaroi Bushati.

The post “Do kishim preferuar të kishim përballë kundërshtar”, Bushati flet për zgjedhjet lokale appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...