Aktualitet Lajme

“Do i përgjigjemi dhunës”, Basha: Maduro i Ballkanit drejt fundit –

Loading...

Kryedemokrati, Lulzim Basha, i bashkuar me qytetarët tek drejtoria e Policisë së Tiranës tha se junta ushtarake instaluar nga kryeministri Edi Rama e ka kohën të numëruar.

Ai u ndal edhe tek dhunimi i sekretarit organizativ, teksa pohoi se nesër populli do t’i përgjigjet pushtetit të dhunës në mënyrë proporcionale.

Gjithashtu Basha theksoi se shqiptarët e bashkuar dhe të vendosur do të fitojnë përballë këtij sistemi, që i vjedhë dhe varfëron shqiptarët çdo ditë.

“E gjitha Shqipëria e bashkuar kundër një grushti horrash. Aty kanë instaluar juntë e krimit në vend. Skenari i dhunës, që vuri në lëvizje me kriminelë në protestën paqësore. I vetmi njeri i interesuar për dhunë është Mduro i Ballkanit, i cili do të marrë nesër përgjigje përfundimtare.

Loading...

Dhuna ndaj Sahit Dollapit vetëm për të dërguar mesazh junte dhe mesazh krimi për të trembur do të marrë nesër përgjigje proporcionale nga populli i bashkuar për ta çuar protestën deri në fund.  Dhunuan dje të rinjtë dhe të rejat të ardhur nga Bashkimi Euriopian, studentë anëtarë dhe i helmuan me gaz vetë sepse ishin në krahun tonë, në krahun e së drejtës dhe në krahun e qytetarëve që e duan Shqipërinë si e gjithë Europa, Populli shqiptar nuk frikësohet deh beteja do të vijojë më e fuqishme, çdo ditë, çdo natë, në çdo rrugë dhe në çdo shesh. Një thirrje të veçantë kam për intelektualët, dhe jo për pseudointeletualët, për artisët shqiptarë, që na bëjnë krenarë më mendjen dhe cilësinë e tyre dhe siç na jeni bashkuar sot, të vijojnë së bashku këtë rrugë në këtë betejë cilësore. Në qeli nuk duhet të jënë qyetarët, por politikanët e korruptuar dhe kjo do të vijë në ditën që do të ndahet drejtësia nga krimi. Kjo është beteja jonë, kurrë jo për pushtet dhe për karrige, por ato i cakton vetëm populli. Lufta që junta i ka shpallur popullit dhe beteja jonë do të vijojë me vendosmëri dhe bashkim e pjesëmarrje deri në fitore”-shtoi.

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani