Aktualitet

“Do hap bordello dhe do legalizoj hashashin”, kandidati i Këlcyrës ‘zbërthen’ premtimet elektorale

Loading...

KËLCYRË– Kandidati për Bashkinë e Këlcyrës, Hazbi Kasaj ka zbërthyer premtimet e tij elektorale. Përpara kamerës, përfaqësuesi i Partisë së Emigracionit Shqiptar, premton se do të hapë shtëpi publike, ose siç njihen ndryshe me emrin bordello si edhe do të legalizojë hashashin.

Nën sloganin “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf “, Kasaj pretendon të marrë Bashkinë e Këlcyrës në mënyrë që të realizojë të gjitha premtimet e tij elektorale.

Tani s’ke ça bën. Po fute teknologjinë dhe shkencën, njerëzit pasurohen. Nëse unë do të bëhem kryebashkiak dhe do të më votojnë njerëzit në Këlcyrë, të jeni të bindur dhe rinia e Tepelenës, Gjirokastër dhe Përmetit do të banojnë këtu.

Ata do të ikin vetëm për qef, pse të iki ai nëpër botë? Me mua kryebashkiak, qefi do të jetë i shumëllojshëm, siç e do rinia. Ata do kenë bollëkun do kenë paranë.

Slogani im është “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf “, pak Punë dhe shumë qejf.

Loading...

Dikush do shpinë publike, dikush do argëtimin, dikush boksin. Unë do t’i programoj të gjitha kërto, do hap shtëpi publike dhe do legalizoj hashashin. Lë ta furnizojë Shqipëria të gjithë botën me hashash,”– tha Kasaj.

Më tej kandidati për Bashkinë e Këlcyrës tha se i pëlqente strategjia që ndjek kryeministri Edi Rama dhe jo ajo e Bashës.

Rama është strateg është gjigant, jo Basha. Basha është druvar që nxjerr popullin rrugëve dhe i sorollat kot,”- vijoi Kasaj më tej.

Pak kohë më parë qarkulloi gjithashtu një tjetër video e Hazbi Kasajt, i cili shprehej me mjaft siguri se do ta fitonte Bashkinë e Këlcyrës.

(f.m/dosja.al)

The post “Do hap bordello dhe do legalizoj hashashin”, kandidati i Këlcyrës ‘zbërthen’ premtimet elektorale appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani