Lifestyle

Djali i çoi nusen japoneze në shtëpi, reagimi i nënës së tij shqiptare nuk duhet humbur/ Video

Loading...

Gjatë puntatës së djeshme të emisionit “Soiree”, kanë qenë të ftuar shtetas të huaj, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të punuar, për të vazhduar studimet ose edhe që kanë rënë në dashuri me djem e vajza shqiptare.

Në këtë emision, ka tërhequr vëmendjen historia e Yoshiko Shehu, e cila është me origjinë nga Japonia dhe pasi njohu një djalë shqiptar e ra në dashuri me të, erdhi për të jetuar në Shqipëri.

Teksa përgatiti sushi në studio, vjehrra e saj, Violeta Gjalpi, ka treguar se si e priti kur djali i solli nusen e huaj në shtëpi.

“U njohën në Federatë, djali ka qenë në Kore tre muaj. Atje janë njohur bashkë. Vjen më thotë që jam lidhur me një vajzë. U gëzova se është djalë i vetëm. E pyeta ‘kush është’ dhe më tha që është japoneze. Ngela, u shtanga. Nuk u mërzita, u gëzova shumë, thjesht nuk e prisja,” rrëfeu publikisht Violeta.

Loading...

Pavarësisht se dy kulturat ndryshojnë shumë, Violeta ka treguar se shkon shumë mirë me Yoshikon, e cila madje ka mësuar si të bëjë byrekun dhe fasulet.

“S’është problem as gjuha e as kultura. Kemi ngjashmëri. Japonezët janë të përkushtuar, nikoqirë, duan familjen.”, ka thënë ndër të tjera Violeta.

The post Djali i çoi nusen japoneze në shtëpi, reagimi i nënës së tij shqiptare nuk duhet humbur/ Video appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani