Lajme

“Dil Fatos Nano e thuaj një fjalë, nëse të dhimbset Partia e Shqipëria”, Taulant Dedja thirrje publike ish-kryeministrit

Loading...

Të  ndodhur në një moment ku pak kohë na ndan nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duket se situata politike sa vjen dhe paraqitet gjithnjë e rënduar, ndërsa palët pozitë-opozitë nuk po e gjejnë dot rrugën drejt dialogut, duke insistuar secila t’i përmbushen kushtet e tyre.

Mirëpo, në një situatë të tillë, me intensifikimin e protestave të opozitës, 2 protesta kombëtare brenda 72 orësh, me thirrjet e vazhdueshme të saj për largimin nga pushteti të kryeministrit Rama dhe krijimit të një qeverie tranzitore, të ndodhur përballë insistimit të këtij të fundit për një dialog pa kushte, në këtë situatë të komplikuar sytë për një zgjidhje të mundshme hidhen nga figurat e vjetra politike.

Duke i kujtuar 4 vitet e burgut që ka bërë për Partinë Socialiste, Dedja i është drejtuar kreut të mëparshëm të socialistëve duke i thënë se “nëse i dhimbsej ndopak partia e Shqipëria, duhet të reagonte”. Kujtojmë se Nano ka zgjedhur të mos përfshihet në politikë, ndërsa më herët nuk i është përgjigjur thirrjes së socialistëve për të marrë pjesë në Kongres.

Dedja po ashtu, në mënyrë indirekte thirrje për reagim nuk ka nguruar t’iu bëjë edhe dy ish-presidentëve Meidani dhe Moisiu, ndërsa ish-presidentin Topi e ka cilësuar si “mish për top” pas botimit të librit të tij të fundit të “Nocturn-Kur arsyeja errësohet nga pushteti”.

Postimi i ish-deputetit Taulant Dedja:
Fatos Nano, nese te dhimbset pak Shqiperia dhe partia per te cilen bere 4 vjet burg te padrejte, dil e thuaj nje fjale per ate qe po ndodh sot! Nuk besoj se je duke shkruar ndonje liber… Nuk e kuptoj as heshtjen tende, as te dy ish-presidenteve Meidani dhe Moisiu. Aq me pak te shkrimtarit kombetar Ismail Kadare… Topi dihet qe shkoi “mish per top”!

 

Marre nga Next TV

Loading...