Lajme

Digjet makina e bashkëshortes së gjyqtarit në Tiranë

Loading...

Gjatë natës së kaluar në territorin e komisariatit nr.2 në Tiranë është djegur një mjet tip “Opel Corso” ngjyrë vishnje, e cila ishte  parkuar në rrugë.

Makina e djegur rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj. Bashkëshortja e Binajt punon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00 në rrugën “Grigor Heba” në kryeqytet, ndërsa makina ishte me targë “TR 9837 S”.

Loading...

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani