Aktualitet

Dhunohet grupi i xhirimit të ABC News –

Loading...

Një incident i rëndë dhune ndaj medias është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në protestën e opozitës. Grupi i xhirimit të ABC News, është sulmuar dhe dhunuar fizikisht nga protestuesit.

Kanë qenë të paktën 5 persona të maskuar të cilët kanë sulmuar kameramanin e ABC News, duke i dëmtuar kameran e më pas duke e dhunuar atë fizikisht.

“Ishin protestues të maskuar, ishin 5 veta me maska të cilët pasi hodhën disa bomba molotov, në drejtim të selisë së Parlamentit, u drejtuan fillimisht të operatorit tonë, por më pas dëmtuan edhe disa kamera të tjera. Por duhet theksuar se sulmi ishte i drejtpërdrejt, ishte një sulm fizik, ku pikësëpari është me rëndësi jeta e më pas pajisjes elektronike, që tashmë janë të dëmtuara”.

“Na u desh për pak çaste të largoheshin sepse ishte e pamundur që t’i përballonim furitë e tyre të një pas njëshme, nuk e kuptuar edhe këtë irritim që patën ndaj medias, sidomos kur ishim duke pasqyruar live çdo çast  nga Kryeminisrtri në drejtim të selisë së parlamentit. tha gazetari i ABC News, Andi Qosja, në një lidhje telefonike në studio./tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...