Aktualitet

Dhunës së qeverisë Rama i përgjigjemi me fuqinë e bashkimit (Live) –

Loading...

19:15 – Kryetari i PD, Lulzim Basha flet para protestueve: Shqipëria dhe kryeministri ilegjitim i dalë nga votat e blera me ndihmën e krimit të organizuar ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë, provokime, rrahje, gaz lotsjellës e helmues. Qindra mijëra bashkëqytetarë të Tiranës e ndjenë përgjigjen, zgjidhjen e vetme që ka ofruar Rama për plagën që i ka hapur këtij vendi. Përgjigjja e vetme e Edi Ramës ndaj votës së lirë ishte dhuna.

Ky është një parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim. Tash 2 vjet prokuroria ka vetëm një mision, të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku janë kapur Rama në bashkëpunim me kupolën e mafias, për të blerë më të shtrenjtën vlerë që ka çdo shqiptar, votën e lirë.

Edi Rama vjedh shqiptarët, u vjedh taksat, u vjedh pronat gjithçka, sepse nuk jep llogari askund përveç se tek krimi i organizuar. Dhunë ndaj sipërmarrjes, ndaj administratës, dhunë ndaj të papunëve, ndaj të rinjve dhe vogëlushëve, dhunë ndaj vogëlushëve të Unazës. Dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Edi Rama. Jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë dhe prerë: E refuzojmë dhunën e qeverisë dhe i përgjigjemi me besimin tonë tek vlerat europiane, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë. Nuk ka shqiptar që nuk e di se këtu kemi ardhur si rezultat i dhunës shtetërore, se dhuna shtetërore është produkt i dhunës zgjedhore. Sepse ajo është e vetmja mënyrë e Ramës për të marrë e për të mbajtur pushtetin.

Loading...

Ne nuk jemi këtu për karrige e për pushtet, por jemi kundër dhunës, kundër krimit e kundër qeverisë së paligjshme të krimit.

Ejani me ne që ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni. Ne jemi në këtë betejë për kushtetutë, për ligj, për dinjitetin dhe lirinë e çdo shqiptari.

19:00 – Mijëra protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë, u bashkohet edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe udhëheqës të tjerë të opozitës.

18:40-Dy ditë pas protestës së dhunshme të 11 Majit, mbështetësit e opozitës kanë nisur të mblidhen sërish para Kryeministrisë pasditen e kësaj të hëne për të kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe qeveri tranzitore, e cila sipas tyre do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Protesta e 5-të kombëtare e opozitës në 12 javë ka nisur nën shiun e rrëmbyeshëm të kryeqytetit.

Ndryshe nga protestat e kaluara, kjo do të jetë një protestë marshim, ku qytetarët janë ftuar për mbrojtjen e demokracisë dhe shkëputjen e politikës nga krimi.

Ndërkohë PD në nisje të protestës publikoi itinerarin e marshimit: “Sheshi “Skënderbej”, “Kryeministri”, “Drejtoria e Përgjithshme e Policisë”, “Parlament”, “Ministria e Brendshme”, “Drejtoria e Policisë Tiranë”. “Simbolika e këtij marshimi protestë janë institucionet e kapura nga krimi-Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre”, thuhej në njoftimin e shpërndarë nga PD.

Përreth godinës së Kryeministrisë janë rivendosur mbrojtëse metalike, një pjesë e së cilave u shkëputën gjatë përplasjeve me protestuesit pasditen e së shtunës. Në terren kanë zbarkuar 1 500 forca policie për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. /tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani