Aktualitet Lajme

Dhuna ndaj Sahit Dollapit, Rama: Policët e tepruan, i mirëkuptoj –

Loading...

Kryeministri Edi Rama foli në konferencë edhe për dhunën e ushtruar ndaj Sekretarit Organizativ të PD Sahit Dollapit. Rama tha se ai ishte veprim i tepërt, por duhet kuptuar se policia ishte në luftë në ato momente.

“Dikush qe iken policisë me vrap e ka një arsye që ikën me vrap. Në vende me demokraci shume më te mirë se e jona do ta kishte pësuar shumë më keq. Te veprosh në ato kushte te jesh nën flakë e gurë e nën një presion shtazarak nuk është gjëja më e kollajshme. I kuptoj ata dy punonjës policie që bën një veprimt të tepërt, por duke e gjykuar ne nga ekrani. Ama tupr më te madh e përqeshje më te madhe me ate incident, ta kthesh në një histeri për te provuar se në 7 orë ishte policia shkaktarë e gjithë asaj që pamë, nuk ka. Dua ta them këtë se kam pasur shumë mësazhe njerëzish të revoltuar”, tha Rama.

 

 

 

Marre nga Balkanweb

Loading...