Lajme

Detaje të reja nga çështja Loredana, i përfshirë dhe reperi shqiptar

Loading...

Thellohen akuzat për Loredanën dhe të afërmit e saj. Në fillim këngëtarja u akuzua për mashtrim dhe zhvatje parash ndaj një çifti zvicerian, më pas një shoqja e saj e akuzoi se e kishte vjedhur, ndërsa dje u bë publike një tjetër akuzë ku i përfshirë ishte edhe bashkëshorti i saj, Mozzik.

Ditën e hënë (dje) gazeta zvicerane ‘20 minuten’ ka publikuar disa dokumente në të cilat thuhet se reperi shqiptar, Getinjo, ka marrë para nga çifti zviceran.

Sipas këtij mediumi, përveç anëtarëve të tjerë të familjes Zefi, i përfshirë ishte edhe vëllai i Mozzikut, Getinjo, madje ky i fundit akuzohet se më 13 dhjetor të vitit 2017, kishte marrë 12 mijë franga nga Petra Z. Kujtojmë që Loredana para pak ditësh mbajti një konferencë për mediat, ku tregoi se është e vërtetë që paratë janë marrë nga çifti zvicerian, por kjo gjë ka ndodhur me vullnet të palës tjetër që ka pranuar dhe e ka bërë me dëshirën e plotë këtë gjë.

Pas gjithë kësaj, nuk ka munguar edhe reagimi i reperit, i cili në rrjetet sociale ka publikuar një  foto dhe shkruan “Shumë të mira frangat”.

Marre nga Next TV

Loading...