Lifestyle

Dëshmoi kundër futbollistëve të kombëtares, modelja bie nga ballkoni

Loading...

Një modele e famshme dhe dëshmitare shumë e rëndësishme në një gjyq në Rusi, që bëri të dënohen dy futbollistë të famshëm, ka rënë nga ballkoni i një hoteli në Republikën Çeke.

Modelja e quajtur Ekaterina ‘Katja’ Bobkova tani është në koma, pasi ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në një resort malor në Boheminë lindore.

Bobkova kishte qenë me një grup miqsh, mes tyre edhe një senator dhe biznesmen rus, ditën që kishte rënë.

Ajo ka qenë dëshmitare kyçe në gjyqin kundër futbollistëve të kombëtares ruse, Mamajev dhe Kokorin, të cilët u dënuan me nga 17 dhe 18 muaj për dhunimin e një zyrtari rus në gjendje të dehur.