Lifestyle

Dëshmoi kundër dy futbollistëve rusë, modelja bie nga ballkoni –

Loading...

Një modele e njohur, e cila ishte një dëshmitare shumë e rëndësishme për burgosjen e dy futbollistëve të famshëm rusë, ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli në një resort malor në Republikën Çeke.

Ekaterina Katja Bobkova momentalisht është në koma. Ajo është diagnostifikuar sakaq me brinjë dhe thyerje pelvike, si dhe me dëmtime të mushkërive dhe shpretkës. Policia ka deklaruar se dyshohet se rënia e saj është një “aksident fatkeq”. E megjithatë ata shpresojnë që ta marrin sa më shpejt në pyetje, për shkak të mungesës së dëshmitarëve. Ndërkohë, mediat vendase raportojnë se Bobkova ka qenë në ato momente me një grup miqsh, mes tyre edhe një senator dhe biznesmen rus.

Ekaterina Katja Bobkova ishte një dëshmitare kyçe e gjyqit të rëndësishëm që u zhvillua në Rusi për futbollistët e ekipit kombëtar rus, Pavel Mamayev dhe Alexander Kokorin. Këta të fundit u dënuan me nga 17 dhe 18 muaj për dhunimin e një zyrtari rus në gjendje të dehur.

Marre nga TPZ.al

Loading...