KOSOVA Lajme

Dëshmitari në rastin e Haradinajt në Hagë u mundua ta prishë ceremoninë e masakrës së Dubravës

Loading...

Shefqet Kabashi, dëshmitar në rastin e gjykimit të Kryeministrit Ramush Haradinajt në Hagë, u mundua të prishë ceremoninë e 20 vjetorit të masakrës serbe në burgun e Dubravës e cila po mbahej në ambientet e këtij burgu.

Me të filluar ceremonia nga moderatorja e ngjarjes, Shefqet Kabashi ka dalur në mes të skenës duke bërtitur drejt të pranishmëve.

Ai është dëgjuar duke thënë se “ju ma keni marrë bukën. Qeveria më ka shpall tradhëtar e tash nuk janë këtu”, tha ndër të tjera Kabashi.


Menjëherë ka ndërhyrë gardianët e burgut dhe e kanë arrestuar.

Në këtë ceremoni e kishte konfirmuar pjesēmarrjen edhe kryeministri Ramush Haradinaj por në momentin e fundit e ka anuluar. /Lajmi.net

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani