KOSOVA

Dëmi shkaktuar viktimave me fotografi të rrejshme është tepër i madh –

Loading...

21:38, 16 Maj 2019

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se dëmi i shkaktuar ndaj viktimave dhe Kosovës me një fotografi të rrejshme është tepër i madh.

Ai ka thënë se tani armiqtë e Kosovës do ta vazhdojnë propagandën e tyre që nuk ka pas krime në Kosovë por vetëm fotografi të rrejshme sikur kjo, transmeton .

“Dëmin që ju keni bërë viktimave dhe Kosovës në përgjithësi me fotografi të rrejshme është tepër i madh. Me pas paguar armiqtë tonë më mirë nuk e kishin pasur. Tani vazhdojnë propagandën e tyre që nuk ka pas krime në Kosovë por veç fotografi të rrejshme si kjo sot”.

“Kush e organizoi krejt këtë turp? Kush del para viktimave e familjeve të viktimave me ju thënë që kanë rrejt me fotografi kur s’ka pas nevojë se dëshmi ka gjithandej”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të kryetarit Ahmeti në Facebook.

klankosova.tv

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani