KOSOVA

“Demaskohet rrena e shqiptarëve” – titulli që shfaq ngjarjen e sotme në mediat serbe –

Loading...

0:31, 17 Maj 2019

Zhvillimet e sotme lidhur me publikimin e një fotografie nga deputetja Flora Brovina, e cila pretendon se në atë foto shfaqen serbët duke dhunuar një grua gjatë luftës në Kosovës – origjinaliteti i se cilës u kontestua me pas – u bënë pjesë e mediave serbe.

Lajmi se fotografia në fjalë mund të mos jetë origjinale, pasi foto të ngjashme janë gjetur neper uebfaqe me përmbajtje për të rritur që duket se origjinën e kanë në Irak, menjëherë bëri bujë në shtetin fqinj.

Pink.rs shkruan se “Demaskohet rrena e shqiptarëve: Flora Brovina tregoi një foto të ushtarëve serbë që dhunojnë gruan shqiptare – zbulohet se fotoja ishte nga Iraku!”

Tituj të tjetër që shfaqen nëpër portalet serbe janë “Tashmë demaskohet rrena e shqiptarëve: Flora Brovina shfaq një fotografi në të cilën ushtarët serbë dhunojnë shqiptaren, portali i Prishtinës menjëherë zbuloi se ishte një foto nga Iraku” në portalin kuri.rs dhe “Brovina tregoi një foto të “dhunimit në Kosovë”, mediat e Prishtinës e demaskojnë” ishte titulli i shkrimin në b92.

Në raportimet e tyre tregohet gjithë ngjarja e ditës së sotme lidhur me kontestimin e fotografisë se paraqitur nga Brovina.

Ndryshe deputetja ka insistuar se fotografia është origjinale dhe se do t’i dërgojë gjithë dokumentacionin dhe dëshmitë në Prokurori.

Marre nga KlanKosova

Loading...