Sport

Del Piero: Juventusi ka pasur një sezon të shkëlqyer – Allgeri duhet të qëndrojë

Loading...

Alessandro Del Piero ka folur për ‘Gazzetta dello Sport’ për sezonin e Juventusit dhe këmbëngul se, pavarësisht se u eliminuan nga Liga e Kampionëve më herët se sa pritej -‘zebrat’ kishin një sezon fantastik në Seria A.

“Sezoni zhgënjyes, nëse nuk do ta fitonin titullin këtë vit – Unë mendoj se Allegri ia doli.

“Unë di për Juventusin gjithçka, i njoh tifozët, e di shumë mirë se çfarë thonë ata – por është e padrejtë që Allegri të shkarkohet pasi që nuk arrit të kalojnë çerekfinalen e Ligës së Kampioneve – Ky sezon është më shumë se i mirë, thotë Del Piero.


ALLEGRI – “Trajnerët nuk kanë një datë të skadimit, gjithçka varet nga akordimi me klubin për programet dhe objektivat. Nëse ka, atëherë nuk do të ishte e drejtë të ndaheshim me Allegrin.

DYBALA
– “Mendoj se vlerësimi i Dybala në bazë të këtij sezoni është një gabim. Nuk mendoj se problemi është bashkëjetesa me Ronaldon, por në përgjithësi një ndjenjë e përfshirjes në dinamikën e ekipit.

RONALDO
– “Zhgënjimi për atë se si shkoi në Ligën e Kampionëve me një lojtar si ai, nuk duhet të vërë në dyshim vlerën e sezonit të tij.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...