Aktualitet

Deklarata e fortë e profesorit shqiptar në Paris: Rama-Thaçi-Vuçiç, shkak i suksesit të Serbisë

Loading...

TIRANË- Profesori shqiptar në Paris të Francës, Nezirk Kraki, ka bërë një rezyme të të situatës politike në Shqipëri, Kosovë e Serbi.

Sipas profesor Krakit, Serbia është më e sukssesshmja e për këtë ia vesh “meritat” treshes Thaçi-Rama-Vuçiç.

“- N’Kosovë dje nisi ‘Dekada e re’ siç i ka hije bandave dhe na dëshmoi se shtetngrënësit nuk e kanë në plan të tërhiqen nga dhunimi i dinjitetit dhe i ëndrrës së çdo banori të Kosovës për shtet normal.

– N’Shqipëri po kryhet mandati i dytë i qeverisë Rama pa ASNJE realizim apo përmirësim konkret as në jetën e shqiptarëve as në rrugen e Shqipërisë drejt BE-së.

– N’Serbi bisedohet për gjysmën tjetër të kapitujve për integrim në BE dhe organizohen shfaqje ushtarake që tregojnë se ajo mbetet fuqia dhe kërcënimi numer një në Ballkan. Dhe si bonus e kanë harten e Kosovës për “Shopping territorial dhe administrativ”.

Emërues i përbashkët i suksesit serb është treshja Thaqi, Rama, Vuçiq”, – shkruan Kraki.

Sipas tij, “Veseli me nëntokën e kravatuar dhe analistët e terrasave janë veç argatë të kësaj tresheje dhe s’kanë as kapacitet të kuptojnë se me sjelljen e tyre dhe insistimin për vazhdimin e kapjes janë duke e forcu Serbinë.”

Kraki thonë në përfundim të komentit të tij: “2000 km nga Prishtina Evropa po ndryshon dhe çdo ditë po bëhët cak edhe më i largët për neve. Askush s’e kuptoi urgjencen e momentit historik të këtyre 10 viteve të fundit. Përkundrazi, e binden boten që Kosova është produkt i dështuar që tash duhet zhbërë”.

(B.B/ Dosja.al)

The post Deklarata e fortë e profesorit shqiptar në Paris: Rama-Thaçi-Vuçiç, shkak i suksesit të Serbisë appeared first on .

Marre nga

Loading...