KOSOVA Lajme

Dalin punë shtesë, arrin në 100 milionë euro Autostrada e Gjilanit

Loading...

Dhënia e tenderit të rreth 100 milionë eurove për ndërtimin e autostradës A7 u bë publik në ditën e fundit të qeverisjes së kryeministrit, Isa Mustafa në vitin 2017.

Shuma për ndërtimin e Autostradës ka arritur afër 100 milionë euro. Kjo pasi në terren ka ndalur punë shtesë, ka mësuar lajmi.net.

Kontratat fillestare e nënshkruara ka qenë fiks 88,618,511.95 euro.


Punët shtesë kanë dalë në të tetë lotet (pjesë) në fazën thuajse fillestare, ku po kryhen punët e gërmimit të dheut dhe mbushjes me zhavorr.

Në ministrinë e Infrastrukturës nuk kanë dashur të tregojnë se sa është shuma e saktë e punëve shtesë se dhe në cilat pjesë kanë dal ato punë. Jo zyrtarisht, burime të ministrisë i than lajmi.net se shuma e punëve shtesë është mbi 10 milionë euro.

“Diku në pranverë janë miratuar punët shtesë nga ministria. Bëhet fjalë për mbi 10 milionë euro”, tha ky burim për lajmi.net, duke treguar se Ministria ka bërë edhe pagesa të kundërligjshme gjatë asaj periudhe kohore.

“Janë paguar kompanitë në kundërshtim me ligjit. Pra, u janë lëshuar mjete kompanive pa i kryer punët, bëhet fjalë për qindra mijëra euro. Nga ana tjetër punët po shkojnë shumë ngadalë”, thotë mes tjerash ky burim për lajmi.net.

Lajmi.net ka mësuar se kompanitë që janë të angazhuar në 8 lote, të gjithave punët shtesë u kanë dalë në 10 për qind të kontratës bazë, aq sa është edhe tavani i ligjshmërisë.

Pas pyetjeve të adresuar nga lajmi.net javë më parë në MIT, lidhur me punët shtesë, kjo ministri ka nisur të publikojë në ueb-faqen e prokurimit publik edhe njoftimet zyrtare për punët shtesë që kanë dalur. Deri më tani, Ministria zyrtarisht ka lidhur kontratë për punët shtesë për dy lote, 1 dhe lot 8.

Javën e kaluar për punët shtesë që dolën në pjesën Gjilan-Konqul, ministria lidhi aneks kontratë me kompaninë “Granit” SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës për punët shtesë është 1.843.107,00, ose pakë mbi 10 për qind e kontratës bazë. Kontrata bazë ka qenë 18 milionë e 468 mijë e 426 euro.

Ndërkohë, këtë javë është lidhur kontrata për lotin 8 me konserciumin “Joos&Krasniqi –Baze”, “Pe –Vlaku. Punët shtesë kanë dalë rreth 8 për qind e kontratës bazë ose 948 mijë e 652 euro, ndërkohë kontrata bazë ka qenë 11 milionë e 913 mijë. Ky konserciumi është i angazhuar në pjesën Banullë – Dheu i bardhë.

Ndërkohë, në dhjetor të vitit 2017, është nënshkruar kontrata për tetë lote (pjesë) për ndërtimin e Autostradës së Gjilanit e quajtur si Autostrada A7. Kontratat e nënshkruara kapën vlerën fiks 88,618,511.95 euro.

Loading...

Pritet që gjatë këtyre ditëve të publikohen edhe kontratat tjera nga ana e Ministrisë, ani pse punët shtesë janë aprovuar qe disa muaj.

Por, fillimisht, ministria e Infrastrukturës në krye me ish-ministrin Lutfi Zharku, nisi procedurat e Autostradës Prishtinë-Gjilan, ku planifikoheshin të harxhoheshin 128 milionë euro në kohën kur vendi ishte në zgjedhje dhe pushtetet ishin duke u ndërruar.

U pranuan 181 oferta nga 27 biznese e konzorciume për tetë pjesët e këtij tenderi. Të përgjegjshme mbetën vetëm 8 oferta, duke u eliminuar ofertat e tjera që ishin edhe më të lira se ofertat e rekomanduara për kontratë. Fitues për tetë lote u shpallen 17 kompani, shumica e tyre konzorciume, me ofertë prej rreth 100 milionë eurove. Më pas pati ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit nga kompanitë, ku edhe pushteti qendrorë tashme ishte ndërruar dhe drejtimin e MIT e kishte marr AAK-ja.

Pas rivlerësimit, për kontratë nuk është rekomanduar asnjë nga kompanitë që ishte shpallur fituese në vlerësimin e parë, dhe tenderi tashmë ishte zvogëluar në rreth 88 milionë euro.

“I shpëtuam rreth 12 milionë euro”, thoshte ministri Pal Lekaj.

Por, edhe pas rivlerësimit Autostrada do të kushtonte rreth 22 milionë euro më shtrenjtë se sa ofertat më të ulëta që kanë qenë në garë për këtë projekt.

Pas rivlerësimit nga MI-ja, fitues në pjesën e parë janë rekomanduar “Granit & Inginiering & Armendi Fa”, me ofertë 18 milionë e 468 mijë e 426 euro. Kompania e rekomanduar për kontratë pas rivlerësimit është për 2 milionë e 442 mijë euro më e shtrenjtë.

Për pjesën e dytë, pas rivlerësimit është rekomanduar “Gjoka Konstruksion” me një çmim prej 5 milionë e 906 mijë euro. Krahasuar me fituesin e shpallur në kohën e ministrit Zharku, (LOT II “Granit & Inginiering & Armendi” për 6,223,855.64 euro) është rekomanduar oferta për 317 mijë euro më e lirë.

Për pjesën e tretë është rekomanduar konsorciumi ‘Ndërtimi & Geci’ me çmim prej 6 milionë e 850 euro. Kurse, në vlerësimin e parë për kontratë ishte rekomanduar OE “RSM- Benita” për 5,131,393.81 euro.

Për pjesën e katërt, pas rivlerësimit është rekomanduar kompania që kishte një çmim më të lartë për 1 milion e 287 mijë e 100 euro. Për kontratë është rekomanduar OE “2A Group & Alko Impex & Ex-Fis & 2t” të cilët kanë ofertuar me 8 milionë e 700 mijë e 127 Euro. Kurse, herën e parë për kontratë ishte rekomanduar kompania “Kag Asphalt & Beni Com” me një çmim prej për 7,413,027.70 euro.

Në pjesën e pestë për kontratë është rekomanduar,”Sallahu” me një çmim prej 21 milionë e 478 mijë e 937 euro. Pas rivlerësimit është rekomanduar për kontratë operatori “Eskavatori & Abad (Absic)” me një ofertë prej 17 milionë e 899 mijë e 684 Euro.

Pas rivlerësimit të pjesës së gjashtë për kontratë është rekomanduar kompania “Kag Asphalt & Beni Com” me një çmim prej 11 milionë e 633 mijë e 267 euro. Kurse, herën e parë ishte rekomanduar kompania ‘Bejta & Bass’ për një shumë prej 18 milionë e 134 mijë e 701 euro.

Në pjesën e shtatë, pas rivlerësimit është rekomanduar për kontratë kompania “Al Trade Sh.P.K. & Salillari” me një çmim prej 7 milionë e 247 mijë e 86 euro. E në vlerësimin e bërë në muajin shtator për kontratë ishte rekomanduar kompania “Famis Co & Gjikura” me një çmim prej 9 milionë e 329 mijë e 872 euro.

Në pjesën e tetë, pas rivlerësimit është rekomanduar “Joos Krasniqi & Pevlaku” me një çmim prej 11 milionë e 913 mijë e 157 euro. Kurse, në muajin shtator, fitues i këtij loti ishte shpallur kompania “Demastion & Euro Kos’ me një çmim prej 15 milionë e 914 mijë e 317 euro.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani