Aktualitet

Dalin fotot e frikshme/ Me qepje në shpatull dhe të nxira në trup, si duket Said Dollapi pas rrahjes barbare

Loading...

TIRANË– Mbrëmjen e sotme, sekretari organziativ i Partisë Demokratike, Said Dollapi ka folur për herë të parë dhunimit nga efektivët e policisë.

Teksa Dollapi në një linjë telefonike në emisionin “Të paekspozuarit”, tregonte se si u dhunua me shkop gome në mënyrë të pamëshirshme, në ekran u shfaqën fotot e tij me trupin e nxirë.

Siç e shikoni edhe në fotot e mëposhtme, Dollapi pavarësisht se ka dalë nga spitali i Traumës ku ju nënështrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull, dhe ndodhet në shtëpinë e tij, ai ka shenja të shumta në trup.

Në shpatull shihet shenja e qepjes, në këmbë dhe në krahë ka pulla të mëdha të nxira si pasojë e goditjes nga efektivët e policisë.

Në grafinë e publikuar shihen edhe dëmtimet që ka pësuar Dollapi në kocka.

(f.m/dosja.al)

The post Dalin fotot e frikshme/ Me qepje në shpatull dhe të nxira në trup, si duket Said Dollapi pas rrahjes barbare appeared first on .

Marre nga

Loading...