Aktualitet Lajme

“Ç’të mbjellësh do korrësh”,Kazhani për Dollapin: Ishte i dhunshëm –

Loading...

TIRANË

Gazetarja Mira Kazhani duke komentuar dhunën mbi Sahit Dollapin tha se ishte ndjerë keq nga pamjet por se ai ishte i dhunshëm gjatë gjithë protestës. Sipas saj, pamjet ishin të rënda por se kur mbjell dhunë korr dhunë.

“Ishte titulli më i vështirë atë ditë. Pamjet ishin të rënda dhe më erdhi shumë keq. Është burrë shumë i mirë, kam respekt. Por më ka befasuar atë ditë. Se e kisha parë në 2-3 raste atë ditë në protestë nga sjellja e zotit Dollapi. Thashë Saiti ishte ky se s’po e besoja. Videon e kam parë që në fillim. Pra gjithë kohës ka provokuar dhunë. Nuk po e besoja. Në videon ku është pamja shumë e rëndë, polici po i flet shumë qetë, nuk e di çfarë kërkonte aty zoti Dollapi dhe pse insiston për ta vendosur maskën kundragaz.
Pavarësisht të gjithave kjo është një njollë e protestës. Janë dy kameramanë të dhunuar, të gjitha gazetarët kanë marrë gazin lotsjellës. Nuk i besoj shumë protestës.
Isha mes gjendjes që më vinte keq por dhe s’më vinte keq. Se kur mbjell dhunë korr dhunë”, tha Kazhani.

Por në kundërpërgjigje Grida Duma tha se Dollapi mbrojti policinë gjatë gjithë protestës.
“Sahit Dollapi ka mbrojtur policinë. Ai ka qenë në mbrojtje të forcave policore, kurse këta shkuan dhe e dhunuan brutalisht, siç u pa në video”, deklaroi Duma.

“Po gënjen Grida. Më vjen keq. Po më gënjen në sy dhe kjo është për të ardhur keq. Nuk e prisja nga ty. Kjo video është për të qarë, por është për të qeshur kur thua kështu. Nuk mund të gënjesh sy për sy”, tha gazetarja Kazhani.

Pas kësaj, ish-deputetja Grida Duma tha se Dollapi ka marrë përgjegjësinë të jetë në rreshtin e parë. “Aty poshtë është hedhur një plasëse dhe është hedhur mbrapsht dhe arsyeja pse vendosen ato maska është sepse gazi lotsjellës është i një cilësie helmuese që nuk përdoret më në protesta. Ai është sekretari organizativ. Ai e ka hequr është identifikuar. Ai ka marrë përgjegjësinë të jetë në rreshtin e parë”, tha ajo.

(m.k/BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...