‘Ç’po ndodh? Shqipëria në flakë’, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për protestat në vend –


Ditët e fundit ka patur beteja në protestat kundër qeverisë në kryeqytetin shqiptar të Tiranës . Demostruesit e opozites hodhën kokteil molotovi dhe qese me bojë kundër ndeëteses, ku ndodhet zyra e kryeministrit Edi Rama. Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë kundër njerëzve. Dhjetëra policë dhe disa protestues u plagosën.

Është e qartë tashmë për pjesën tjetër të kontinetit dhe dicka nuk po shkon në vendin që ka qenë komplet i izoluar nën regjimin e hekurt të Enver Hoxhës prej 44 deri në 1985, Bashkimi Europian vendosi në vitin 2017 që të hapte negociatat gjatë këtij viti me Shqipërimë

Ironikisht me Shqipërinë! Ironikisht me një shtet të mafias.

Shqipëria është shembulli i parë i një vendi kaosi në duart e gangsterëve. Në më pak se një vit opozita ka dhënë dorëheqjen nga parlamenti, në protesta kundër korrupsionit dhe votës së blerë nga qeveria. Për më shumë se dy vjet atje mungon Gjykata Kushtetuese, pasi të vjetrës i ka mbaruar afati, ndërsa e reja nuk është ngritur ende.

Kryeministri Rama ka shkarkuar dy Ministra të Brendshëm në vitet e kaluara. Fatmir Xhafaj fort i dyshuar se është pjesë e një mafia droge që është zotëronte gjysmën e vendit dhe gjysmën e Europës Perëndimore. Samiri Tahiri nga ana tjetër është gjykim, pasi vetëm politikanët atje mund të parandalojnë një padi penale.

Kryeministri dhe zëra për drogën

Po Rama vetë? Vetë kryeministri është rregullisht i akuzuar për përfshirje në drogë gjithashtu. Për më tepër, opozita e akuzon atë se me paratë e drogë ai ka blerë votat. Një telefonatë e regjistruar e provon këtë.

Sipas këtyre përgjimeve, në 11 Shtator 2016 Edi Rama merr në telefon autoritetin lokal të zgjedhjeve për ta pyetur nëse gjithcka ishte në rregull siç ishte disktuuar. Përgjigja e liderit të zgjedhjeve nga ana tjetër është “Po shef, çdo gjë është siç e kemi diskutuar”. Çështja është e njohur si dosja 184.

Qeveria mbron mafian

Akuzat për blerjen e votës ndaj Ramës janë ngritur edhe nga vetë ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, një profesor i nderuar i ligjit që i tha Bild se: “Organizata të ndryshme kanë konfirmuar blerjen masive të votës”.

Ish-ministri shikon një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias kur deklaron: “Qeveria mbron mafian dhe i lejon atyre biznesin e drogës. Në kompensim, bandat dhe klanet blejnë votat, që janë vota për qeverinë”.

Manjani dikur ka kërkuar edhe për një luftë kundër drogës, madje duke përdorur edhe ushtrinë shqiptare, anëtare të NATO-s. Për këtë kërkesë ai u shkarkua nga detyra në vitin 2017.

Burimi: Bild.de

Marre nga TPZ.al