Sport

Conte skicon Interin e tij, në listën e dëshirave një shqiptar –

Loading...

Drejtuesit e Inter dhe mediat italiane nuk janë aspak në sinkron ndërmjet tyre, Marotta u shpreh i kënaqur me Spallettin pas fitores kundër Chievos ndërsa mediat shprehen të bindura, me apo pa Champions League, Spalletti nuk do të jetë më trajneri i Interit në fund të sezonit.

Conte
Conte

Klubi ziklatër ka vendosur që pasuesi i tij do të jetë Antonio Conte, për këtë nuk kanë asnjë dyshim, madje kanë listuar dhe listën e dëshirave që ish trajneri i Chelsea ka dorëzuar në zyrat e klubit. Nga Lukaku te Xhaka, në këtë listë gjejmë shumë lojtarë të cilët aktivizohen në Premier League.

Lukaku
Lukaku

Gjigandi belg duket prioritet për sulmin, pasi në fund të sezonit, Lukaku pritet të largohet nga Man.United. Jo vetëm Lukaku pasi për sulmin po mendohet edhe Edin Dzeko, një e dhënë e cila largon Icardin nga Milano, pasi në këto kushte ofensiva ziklatër do të ishte e mbipopulluar.

Mirror
Mirror

Pak ditë më parë mediat britanike shkruanin se Inter mund të bënte një sakrificë ekonomike për të afruar në Milano, Aleksis Sanchez, një sulmues krahu që gjithnjë është pëlqyer në ambientin ziklatër.

Xhaka
Xhaka

Edhe për mesfushën të dy emrat vijnë nga Premier League, Gyndogan dhe Granit Xhaka. Opsioni i parë është më i mundshëm pasi mesfushori turko-gjerman pritet të largohet nga Man,City në fund të sezonit ndërsa për Xhakën operacioni është më i ndërlikuar.
(BalkanWeb)

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani