KOSOVA Lajme

Çollaku nxjerr detaje nga Samiti i Berlinit: Çështja e kufijve, nuk është zënë në gojë nga asnjëri prej nikoqirëve, përveç Haradinaj

Loading...

Bekim Çollaku, i cili është shef i Kabinetit të Presidentit, Hashim Thaçi, ka thënë se pas Samitit të Parisit pret takim në Bruksel dhe më pas në Washington.

Ai këto komente i ka bërë në emisionin Zona B në Klan Kosova, duke thënë se në Samitin e Parisit, gjithçka do të varet nga ajo se çfarë do të jenë në gjendje të bëjnë gjermanët dhe francezët gjatë së mbetur.

“Çështja e kufijve, korrigjimit apo ndryshimit, nuk është zënë në gojë nga asnjëri prej nikoqirëve përveç Kryeministrit Ramush Haradinaj. Për këtë jam 100 për-qind i saktë. Këtë po e them duke u bazuar në deklaratat që kanë bë Presidenti Emmanuel Macron dhe Kancelaria Angela Merkel”.


“Francës dhe Gjermanisë i intereson vetëm të arrihet një marrëveshje ligjore midis Kosovës dhe Serbisë. Se si duhet arrihet kjo marrëveshje atë nuk do të mund ta diktoj asnjë shtet. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse duhet të shërbejë në stabilitetin e rajonit dhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.

“Samiti i Berlinit nuk ka qenë i dizajnuar që të arrijë një zgjidhje konkrete midis dy vendeve. Mendoj se aty më shumë janë dëgjuar të gjitha palët. Një zgjidhje që do të arrihet midis Kosovës dhe Serbisë do të ketë reflektime mbi gjithë rajonin. Natyrisht se këto reflektime duhet të jenë pozitive”.

“Ne presim që nikoqirët nga Franca dhe Gjermania të vijnë dhe të zhvillojnë takime konkrete me të dyja palët. Nga takimi i Berlinit ata tani e dinë se çfarë do të mund t’u propozojnë palëve”.

Çollaku ka bërë të ditur se në Samitin e Berlinit ka munguar përfshirja e Washingtonit dhe se kjo përfshirje nuk duhet të mungojë në takimin e radhës që pritet të mbahet në Paris gjatë muajit korrik të këtij viti.

“Mirëpo tani duhet të ketë një angazhim të Washingtonit në takimin e radhës në Paris në mënyrë që të ketë rezultate konkrete. Së pari të themi që pritjet tona për Paris nuk duhet të shuhen kaq shpejt sepse ende ka kohë deri në takimin e radhës. Gjithçka do të varet nga ajo se çfarë do të jenë në gjendje të bëjnë gjermanët dhe francezët gjatë kësaj kohe të mbetur”.

“Nëse janë seriozë për rezultatet që duan të arrijnë dhe bëjnë harmonizim me SHBA-të, mbetem optimist i rezervuar. Takimi në Paris do të jetë hap përpara, por jo domethënës. Do të ketë takime shumë të rënda dhe me momente tepër dramatike. Ndonjëherë kur liderët mbartin emocionet e tyre nga shtetet që vijnë dhe kur këto probleme ndeshen në një tavolinë të vetme – krijohet tension”.

“Nga takimi i Parisit, pres takim në Bruksel dhe pas Brukselit, pres takim në Washingtonin”.

Marre nga GazetaBlic

Loading...