Sport

Çmenduri në Zvicër, klubi më i madh zbret nga kategoria dhe tifozët zhveshin lojtarët!

Loading...

Analisti i futbollit vendor, Ardian Llumnica, ka kritikuar trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, për akuzat pas sfidës ndaj Prishtinës.

“FFK dëshiron ta bëjë kampione Prishtinën. Edhe sot jemi dëmtuar, derisa s’na u pranua kërkesa për gjyqtarë të huaj”, deklaroi dje Tahir Batatina.

Këto deklarata i ka quajtur boshe Llumnica në “Ktv”.

“Akuzat e Batatinës? Njerëzit janë lodhur nga deklarata të tilla boshe, madje e kanë ditur se cfarë do të thotë ende pa folur”, deklaroi Llumnica.

“Nëse FFK nuk e lë Llapin që të bëhet kampion që katër vjet, atëherë iu kujtoj që deri vitin e kaluar kryetar i Federatës ishte Fadil Vokrri”, shtoi ai.

The post “Jemi lodhur nga deklaratat e Batatinës” appeared first on GazetaBlic.

Burimi

Loading...
SuperDyqani