Lajme

“Çfarë po ndodh në Rinas, pasagjerëve u vidhen sende personale brenda në aeroport” –

Loading...


Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në faqen e tij në Facebook, denoncimin e një shtetasi shqiptar, student në Belgjikë, i cili denoncon vjedhjen e sendeve personale që i është bërë në Aeroportin e Rinasit ditën e djeshme në momentin që po udhëtonte nga Tirana për në Bruksel.

Sipas studentit atij i kanë vjedhur një varëse në vlerën e 40 mijë lekëve të reja.

 

Statusi i Berishës

‘Nuk permbahen, plaçkitje ne aeroportin e grabitjes se shekullit!

Lexoni denoncimin e pasagjerit dixhital. sb

Prsh!

E keqja nuk na vjen vetem nga hajdutat jasht aeroportit qe sulmojne shuma eurosh te medha, por edhe nga Hajdutat e pafytyr, bandidat pa moral, punonjesit hijena te sektorit te valixheve te udhetarve nga Rinasi!!

Une qe po ju shkruaj jam nje student shqiptar, banues ne Bruksel, Belgjike.

Dje udhetova nga Tirana per ne Bruksel nga aeroporti i Rinasit.

Kur mberrita ktej pash qe me mungonte nga valixhja nje varese floriri me vlere afro 40,000 L (te reja), qe sapo e kisha bler tek subjekti ‘Altinbas’ ne TEG! Varese te ciles ja kisha ven syrin para 10 muajsh kur isha per her te fundit ne Shqiperi, dhe per te cilen kam ruajtur me kujdes euro cdo muaj ne menyr qe ta perballoja, nga qejfi, si djal i ri qe jam.

Ne momentin kur pash se kutia ishte e hapur dhe se varsja kishte ‘avulluar’, menjehere autorizova babin te kallezonte prane komisariatit te policis së Rinasit…kallzimi asht bo, por veshtir te merrem masa na than, perderisa nuk ka kamera tek disa ambjente te caktuara ku kalojn bagazhet e pasagjerve, mbasi jan dorzuar, para se me u fut ne barkun e avionit….Kam fol dhe me shqiptar te tjer dhe kan te njejtin shqetsim, shume sende me vler ju vidhen nga punonjsit e bagazheve te Rinasit!! Njoh nje student tjeter te cilit i kan vjedhur ore dore dhe nje Ipad! Ka raste ku ju hapin dhe drynin dhe vjedhin ne valixhe.

Ky eshte rast ku policia nuk ka cfare ben, eshte problem i sigurise se Aeroportit…

Shije shum te keqe me ngeli nga Shqiperia ksaj rradhe dhe dyshoj se ky problem nuk mund te zgjidhet per sa kohe siguria ne aeroport eshte 0 …

Un nuk jam i pari as i fundit por Ju bej thirrje pasagjerve te tjer mbas meje te marrin masa dhe ti kycin mir valixhet, ne menyr qe te ruhen nga jo tjeter, pervecse hijenave e skifterave, punonjsve te Aeroportit!!

Ju falenderoj! Me respekt, A. H.

Marre nga TPZ.al

Loading...