Lifestyle

Çfarë po ndodh me Victoria’s Secret, sfilata e famshme drejt fundit

Loading...

Sipas CEO-s, Les Wexner, prej 20 vitesh sfilata e famshme është transmetuar në televizionin ABC dhe CBS, por kompania ka vendosur të mos e trasmentojnë më shoë-un këtë vit.

Në një email të siguruar nga CNBC, Wexner tha se mendonte se televizoni nuk ishte vendi i duhur për t`u transmetuar eventi. Ai shtoi se kompania dëshironte të fokusohej diku tjetër, por pa dhënë detaje. “Moda është një biznes ndryshimesh. Duhet të evolojmë dhe ndryshojmë për t`u rritur”, -tha ai.

Shfaqja e dhjetorit të vitit të kaluar shënoi shikueshmërinë më të ulët në të gjithë historinë e saj. Për më tepër që marka e njohur e të brendshmeve vazhdon të vuajë pasojat e deklaratës së ekzekutivëve të kompanisë gjatë një interviste për Vogue.

Drejtori i marketingut të kompanisë, Ed Razek, kur u pyet pse kompania nuk punëson modele transgjinore apo të kolme, ai u shpreh se shfaqja është një fantazi dhe për këtë arsye nuk mund të punësojnë modele të tilla.

Po ashtu, shumë dyqane të Victoria`s Secret nëpër botë janë mbyllur dhe nuk dihet cila është arsyeja, por mendohet se është bërë për të reduktuar kostot.

L.K/Dosja.al

The post Çfarë po ndodh me Victoria’s Secret, sfilata e famshme drejt fundit appeared first on .

Marre nga

Loading...