Çdo e pesta femër në Zvicër është viktimë e dhunës seksuale –

17:24, 22 Maj 2019

Çdo e pesta femër në Zvicër llogaritet se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e tyre.

Ato janë përballur me sfida të ndryshme të detyrimit.

Nga të dhënat e publikuar nga Qendra Gjinore dhe ajo e statistikave në Bern, tregojnë për një numër shqetësues të detyrimit për të kryer marrëdhënie.

Në përgjigjet e dhëna nga 4 mijë e 500 të anketuarat tregojnë se 22 përqind e femrave kanë raportuar për marrëdhënie të detyruar seksuale.

12 përqind e të anketuarave tregojnë se personalisht e kanë përjetuar një marrëdhënie të tillë.

Tetë përqind e femrave janë deklaruar se kanë kryer duke pasur frikë nga pasojat.

Shtatë përqind e tyre janë kërcënuar për të kryer marrëdhënie seksuale, shkruan Blick.ch përcjellë .

Por se çka është më shqetësuesja në këtë rast është se gati gjysma e femrave nuk kanë biseduar për këtë brengë gati me askend.

Ndërkaq vetëm 10 përqind të rasteve janë dërguar në Polici.

Amnesty International jep alarmin për këto raste.

Këto femra janë viktima të dhunës seksuale.

 

Marre nga KlanKosova